Politike

Betonizimi i bregdetit, Malltezi nxjerr fotot: Ndërtimet e Gjushit dhe Rroshit me 4 emra

1 Prill 2019, 11:07 Nga DOSJA
Betonizimi i bregdetit, Malltezi nxjerr fotot: Ndërtimet e Gjushit dhe

Tiranë-Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka postuar disa fotografi të ndërtimeve në Durrës e rrethina dhe akuzon kreun e Bashkisë së Durësit, Vangjush Dakon se po betonizon bregdetin. 

Në fotot e Malltezit duket qartë betoni në rërën e plazhit të cilën ai e quan ‘Made in Gjushi”. Sipas tij pjesë e këtyre ndërtimeve është edhe Elvis Rroshi bashkë me vjehrrëin e tij. 

Fotot e publikuara nga Jamarbër Malltezi 

Ragimi i plotë i Jamarbër Malltezit: 

Prestigjatoret e Edit.
Meqe Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur per ndertime ne rere, po ia lehtesojme punen: 3 fotot e para tregojne ndertime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkembi Kavajes, dhe dy te tjerat ndertime mu ne rere tek Iliria dhe tek Teuta; 2 fotot e tjera me ekskavator ne rere tregojne ndertimet ne rere nga elvis roshi dhe gent daja ne Qerret qe vjehri i ketij te fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rere ne toke bujqesore dhe me pas ne truall. Na gjej nje prestigjator kaq te zotin po munde kudo ne bote! Tani nese e ke seriozisht luften ndaj ndertimeve ne rere ja tek i ke gjushin, roshin me 4 emra, dajen dhe cikalleshin dhe coji ne burg si kriminele mjedisi. E ben dot?

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betonizimi i bregdetit jamarbër malltezi made in gjushi betonizimi i bregdetit jamarbër malltezi made in gjushi

Sondazh

Poll