Bota

Deklarata e papritur e Lutfi Hazirit: Lugina na bashkohet, disa fshatra në veri s’i shoh në Kosovë

1 Prill 2019, 15:19 Nga DOSJA
Deklarata e papritur e Lutfi Hazirit: Lugina na bashkohet, disa fshatra në

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK.

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Kosova Press, Haziri është ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin thotë se ekipi negociator ka dështuar që në krye të herës.

“Dialogu duhet të riformatohet plotësisht procesi si i tillë, duhet të ndërtohet një koncencus më i gjerë politik. Nuk është punuar shumë, më shumë kanë pasur interes le të themi partitë në Qeveri me e bind PSD-në për të ju bashkangjitur dialogut dhe me krijuar një shtesë në rrobat e tyre për buxhet ose për vendime të rëndësishme se sa me punu me Vetëvendosjen apo LDK-në për dialog. Nuk është punuar në koncensus të gjerë por është punuar në numra”, – shprehet Haziri.

Ai shkon më tej, ku teksa flet për kufijtë deklaron se Lugina do t’i bashkohet Kosovës, ndërsa për disa fshatra në veri të Mitrovicës, shprehet se nuk i sheh në Kosovë.

“Disa fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut unë nuk i shoh në Kosovë, ose më mirë të themi jo domosdoshmërisht duhet të jenë në Kosovë. Janë fshatra serbe janë kthyer pas viteve të ’50-ta janë futur në Mitrovicë, në zonën komunale dhe adminisitrative, për qëllime të ndryshimeve demografike, sikur që është marrur Kosovës Lindore i janë marrur fshatra për të bërë ndryshime demografike në Kosovë. Bistrica e emërme, bistrica e lartë, Ujmani janë të paprekshme”, deklaron Haziri.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kufiri kosovë-serbi lutfi haziri dialogu kosove-serbi kufiri kosovë-serbi lutfi haziri

Sondazh

Poll