Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita kryeson në Bashkinë e Stambollit me 28 mijë vota. Fiton Ankaranë dhe Izmirin

1 Prill 2019, 10:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Turqi/ Opozita kryeson në Bashkinë e Stambollit me

Istanbul, Turkey – Kandidati i Partisë Republikane Popullore të opozitës turke (PRP), po kryeson edhe në Stamboll.

Duke folur për reporterët nga Ankaraja, Kryetari i Bordit të Lartë për Zgjedhjet, Sadi Guven, tha se kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu është duke kryesuar me 4. 159,650 vota kundrejt 4. 131.761 të Binali Yildirim të partisë së Erdoganit.

Guven shtoi: “Deri tani rezultatet po vijnë nga 31. 102 kuti votimi që janë përfunduar në sistemin tonë, numërimi i 84 kutive nuk është kompletuar për shkak të kundërshtimeve.”

Ndërkohë Sezgin Tanrikulu, një deputet i vjetër i PRP tha se partia e tij pret që Bordi zgejdhor të shpalle fitoren e Stambollit sot pasdite.

“Kemi fituar zgjedhjet në Stamboll me rreth 28 mijë vota. Për arsye ligjore, Bordi pop ret për përfundimin e periudhës së kundërshtimeve dhe të deklarojë fitoren tonë”, tha Tanrikulu që është gjithashtu jurist.

“Ka patur ankesa për disa kuti votimi. Ligjërisht partia që kundërshton duhet të tregojë një arsye të vlefshme për secilën kuti votimi. Gjithsesi numri I kutive që do të numërohen është i limituar”, tha deputeti i opozitës. 

“Qeveria duhet të respektojë rezultatet”.

Kandidati i Erdoganit Yildirim deklaroi fitoren me 4 mijë vota në mëngjesin e sotëm, ndërsa Imamoglu tha se e ka marrë drejtimin e Bashkisë me të paktën 28 mijë vota më shumë.

Nëse partia e Erdoganit do të humbasë Stabmbollin, kjo do të thotë që 3 qytetet më të mëdha në Turqi do të kenë Kryetarë bashkie nga opozita, sipas rezultateve paraprake.

Në Ankara, rezultatet jozyrtare japin fitues kandidatin e opozitës Mansur Yavas me 50.9 për qind. Në qytetin e tretë më të madh, Izmit, kandidati i Aleancës Kombëtare Mustafa Tunc Soyer është në avantazh me 58 për qind.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota turqi zgjedhjet ne turqi turqi zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll