Bota

Një shqiptar kandidat për president në Maqedoninë e Veriut

1 Prill 2019, 12:31 Nga DOSJA
Një shqiptar kandidat për president në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht gara presidenciale, ku një nga kandidatët është edhe shqiptari, Blerim Reka.

Rivalët e Rekës në zgjedhjet e 21 Prillit janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, raporton AlsatM

Fushatën Blerim Reka kandidat presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa e fillon në Shkup, Siljanovska-Davkova e cila është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit fushatën e fillon nga Ohri, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit prezantimin e tij do ta fillojë para votuesve të Prilepit.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të zgjasë deri më 19 prill, me ç’rast pason heshtje zgjedhore 24-orëshe, para ditës së votimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni blerim reka zgjedhjet presidenciale blerim reka zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll