Bota

Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi: Për herë të 15-të populli ynë na zgjodhi sërish

1 Prill 2019, 06:25 Nga DOSJA

Turqi- Miliona turq iu drejtuan kutive të zgjedhjeve një ditë më parë, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.  Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.Sipas rezultateve të publikuara nga mediat, AKP-ja e Erdoganit renditet partia e parë në këto zgjedhje lokale. 

Rezultatet janë në favor Erdoganit dhe partisë së tij AKP-së. Nga numërimi Ergogan ka fituar numërin më të madh të komuavee dhe bashkitë në vend: 44,42% për AKP-në, 30,07% për CPH-në, 7.465 për ‘YPI Part’i.  Në qendra e votimit janë numëruar 99,01% të kutive. 

Presidenti i Turqisë dhe kreu i AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale, së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej kanë fituar 778 bashki në mbarë vendin.

Sot për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje. Si arsye të vetme për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në ato vende ku nuk kemi mundur të arrijmë rezultatet e dëshiruara, e shoh atë sikur nuk kemi mundur ta shpjegojmë mjaftueshëm veten tonë tek populli ynë. Në vendet ku kemi kandiduar në zgjedhje si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej fituam 778 bashki, respektivisht 16 qytete metropolitane, 24 provinca, 538 distrikte dhe 200 qyteza.

Sqarojmë se Ergodan nuk ka kryesuar me vota në qytetin e Ankarasë, pasi renditet si partia e dytë me 47,06% të votave. Ndërsa partia tjetër CPH ka marrë 50.905 të votave. Për bashkinë e Stambollit janë pothuajse barazim, CHP, 48.65% dhe AKP me 48,70% të votave.

Burimi: Daily News

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akp rreth 45% të votave erdogan drejt fitores recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne turqi akp rreth 45% të votave erdogan drejt fitores recep tayyip erdoğan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll