Bota

Lutfi Haziri: Lugina e Preshevës do i bashkohet Kosovës, disa fshatra në veri nuk i shoh më si pjesë e jona

1 Prill 2019, 12:52 Nga DOSJA
Lutfi Haziri: Lugina e Preshevës do i bashkohet Kosovës, disa fshatra

KOSOVË– Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është i bindur se Lugina do t’i bashkohet Kosovës, teksa shton se disa fshatra në veri, nuk kanë qenë asnjëherë tonat.

Haziri në një intervistë për KosovaPress deklaron se për PDK-në kanë vija të kuqe, flet edhe për AAK-në dhe tregon marëdhënien që ka me Hashim Thaçin. Ai është i bindur se Lugina do i bashkohet Kosovës, por thotë se disa fshtra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.

Thotë se komunikimet me PDK-në, që kur e prishëm koalicionin, i kanë vetëm me ndërmjetësim, ose nuk kanë fare komunikim.

Tregon nëse kanë vija të kuqe për PDK-në dhe AAK-në për koalcion në zgjedhjet e ardhshme.

Ai që e ka helmu pusin e vet, nuk ka më cka lyp me pi ujë në atë pus. Lidershipi i PDK-së e ka pasur të qartë…… (Pyetja: Nëse do bëheni kryetar i LDK-së a keni vija të kuqe për AAK-në? Jo në asnjë mënyrë. LKD dhe AAK kanë pasur një histori bashkëpunimi, ne jemi e vetmja Qeveri që kemi përfunduar mandatin, krejt qeveritë e tjera ose janë vetëshkarkuar ose kanë rënë. Kjo tregon që kemi pasur forma të bahskëpunimit të qëndrueshëm. Tash AAK është me PDK-në, por ne po ndërtojmë forma të bashkëpunimi me kampin opozitar.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Ai thotë se këtë vit do të ketë zgjedhje patjetër dhe favorizojnë marrëveshje politike.

Një marrëvehsje e partive politike në Kuvendin e republikës, dhe një datë të zgjeshjeve të hershme. Ajo datë mund të jetë në përputhje me agjendën e mbrendshme. (pyetja: A besoni për përkrahjen ePSD-së?) PSD e ka marr një rol në traditën e PSD-së së vjetër, ata janë ka ushtrojnë, të themi në thonjëza, të LDK-së së djeshme, duke u bërë një urë pajtimi mes palëve, me një rol ambiguiteti edhe bnuk ajnë në Qeveri por kanë ndikim në mënyrë absolute…unë pres që lidershipi i PSD-së e mbanë fjalën, nëse ata i kanë dhënë nënshkrimet një herë, në LDK i kanë deponuar këtë nënshkrime, besoj që nëse krijohet masa kritike për rrëzimin e Qeverisë atëherë PSD-ja e mbanë fjalën.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Për taksën ndaj produkteve nga Serbia thotë se është dashur të ketë edhe një opsion dalës, e jo të merrej një vendim i ngushtëm. Ndërsa, kur flet për dialogun, thotë se ekipi negociator ka dështuar që në fillim.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lugina e presheves lutfi haziri lugina e presheves lutfi haziri

Sondazh

Poll