Bota

Pasojat e COVID-19/ Eleminohet kontakti fizik mes aktorëve, skenat e seksit do të realizohen vetëm me kompjuter

8 Qershor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Pasojat e COVID-19/ Eleminohet kontakti fizik mes aktorëve, skenat e seksit

HOLLYWOOD- Xhirimet në Hollivud do të rinisin më 12 qershor mirëpo duhen respektuar disa rregulla.

Skenat e seksit do të realizohen vetëm me kompjuter për të eleminuar kështu kontaktin fizik mes aktorëve, nisur nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
“The Sun” shkruan se dhe regjizorët janë urdhëruar që të respektojnë në maksimum rregullat e distancimit social.

Aktorët dhe stafi i xhirimeve do të testohen çdo ditë për Covid-19, ndërsa nuk do të lejohen skenat intime. Një dokument me 22 faqe iu kërkon të gjithë prodhuesve të filmave që “skenat me kontakt të afërt të rishkruhen, të hiqen ose të realizohen me kompjuter”.

Pandemia ka shkaktuar me mijëra viktima ndaj masa të tilla janë të nevojshme për sigurinë e aktorëve dhe kastit të xhirimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota seks skena seks skena

Sondazh

Poll