Bota

OBSH thirrje shteteve të botës: Nuk është koha për t’u relaksuar

8 Qershor 2020, 20:16 Nga DOSJA
OBSH thirrje shteteve të botës: Nuk është koha për

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e sotme u ka bërë shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.

Drejtori i OBSH-së për situata emergjente Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet.

”Unë mendoj se kjo është një kohë e shqetësimit të madh,” tha ai, duke u kërkuar qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare.

SHBA  deri mët tani ka numrin më të madh të të infektuarve në botë me 110.689 vdekje. Në vendin e dytë për sa i përket vdekjeve është Mbretëria e Bashkuar me 40.680 viktima dhe 288.827 të infektuar.

Në vendin e dytë në numrin e të infektuarve tani është Brazili me 691.758 konfirmuar dhe 36.455 vdekje. Në vendin e tretë sa i përket numrit të infektuar është Rusia me 476.043 dhe 5.963 vdekje.

Burimi:.livemint.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike ryan obsh tedros adhanom ghebreyesus mike ryan obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll