Aktualitet

Transportonte drogë me qese plehrash, arrestohet shitësi shqiptar me shumicë në Greqi

8 Qershor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Transportonte drogë me qese plehrash, arrestohet shitësi shqiptar me

GREQI– Autoritetet greke kanë arrestuar një shitës rrobash me origjinë shqiptare teksa po transportonte kanabis në qese plehrash dhe dyqani i tij ndodhej vetëm disa metra larg Bashkisë së Athinës.

Forcat e rendit arritën në gjurmët e 25 vjeçarit pas informacione sipas të cilave ai hidhte sasi të mëdha kanabisi në treg dhe përdorte dyqanin e tij për këtë çështje. Shitësi me shumicë transportonte kanabisin në qese mbeturinash dhe i linte në vende të caktuara ku anëtarët e tjerë të rrjetit i merrnin për t’i shitur.

Policia e Ekipeve të Operacioneve Speciale nisi vëzhgimet në terren mesditën e së mërkurës dhe sapo panë që shqiptari u shfaq në dyqan duke mbajtur qese plehrash, nxituan drejt tij pa i lënë mundësi të reagonte. Ai u prangos ndërsa iu sekuestrua edhe droga. Aty u gjetën dy pako kanabis me cilësi të lartë, që peshonin nga 2,200 gram secila dhe ishin mbyllur hermetikisht me një aparaturë speciale paketimi për të parandaluar zbulimin e tyre nga qentë.

Mediat fqinje kanë bërë me dije se shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në raste droge, ndërsa policia arrestoi edhe një bashkëpunëtor, i cili ishte duke punuar në dyqanin “Cavantza”.

Burimi:.protothema.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet shqiptari shqiptari ne greqi arestohet shqiptari shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll