Bota

Zbulohet thesari 1 milion dallarësh i fshehur nga koleksionisti në SHBA, Forrest Fenn shpjegon arsyen se përse zgjodhi pyllin

8 Qershor 2020, 17:48 Nga DOSJA
Zbulohet thesari 1 milion dallarësh i fshehur nga koleksionisti në

SHBA– Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar ‘gjuetinë e thesarit’ me një vlerë prej 1 milion dallarësh, është shprehur ditën e sotme se sënduku që ishte fshehur në pyll është gjetur.

Sipas tij sonduku nuk kishte lëvizur asnjë centimetër nga vendi ku e kishte lënë 10 vite më parë, por tashmë ndihet edhe pak i trishtuar pasi gjuetia e thesarit nuk do të zhvillohet më. 89-vjeçari tha se nuk e dinte kush e kishte gjetur, por sipas tij ishte në poemë që ishte otuar në një libër që e kishte dërguar zbuluesin me fat  drejt e te thesari.

Ndëkohë njeriu që e gjeti sëndukun nuk donte të identifikohej, por gjetjen e tij e kishte konfirmuar duke i dërguar fotografi të gurëve të çmuar. Fenn, ndër të tjera ka treguar se nga i erdhi ideja për të fshehur thesarin në pyll e ai ë kishte bërë këtë gjë për të rigjallëruar zonë duke frymëzuar njerëzit të vizitonin Malet Shkëmborë.

Të dhënat për të gjetur vendndodhjen e thesarit ishin publikuar, mes të tjerash në një poemë me 24 rreshta në autobiografinë e Fenn, në vitin 2010. Sipas tij, rreth 350 mijë njerëz nga e gjithë bota shkuan atje për të kërkuar thesarin, disa prej tyre madje lanë edhe punët për t’iu përkushtuar me kohë të plotë gjetjes së tij.

Burimi:cbsnews.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota forrest fenn shba forrest fenn shba

Sondazh

Poll