Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, të rinjtë e Shkodrës në marshim, shpalosin 5 kërkesa

8 Qershor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, të

SHKODËR -Një grup të rinjsh në Shkodër kanë zhvilluar një marshim kundër abuzimit ndaj të miturve, të nxitur nga ngjarja e rëndë në Babrru, ku roja i shkollës përdhunonte sistematikisht një 15-vjeçare. Të rinjtë marshuan në pedonalen e qytetit, ndërsa parashtruan edhe 5 kërkesa, me qëllim parandalimin e përsëritjes së rasteve të tilla.

Kërkesat e tyre janë, kastrimi kimik i pedofilëve, krijimi i një regjistri Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale kundër fëmijëve, ashpërsimi i ligjeve për abuzimin seksual në të gjitha format e tij, forcimi i rrugëve institucionale për denoncimin e rasteve dhe mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual dhe rritja e rolit të shkollës në parandalimin e këtyre rasteve, nëpërmjet edukimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Pas protestës së madhe të enjten në Tiranë, janë zhvilluar marshime në Fier, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Durrës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marshim ne shkoder perdhunimi i 15 vjecares marshim ne shkoder perdhunimi i 15 vjecares

Sondazh

Poll