Aktualitet

“Ka humbur aftësinë e përkohshme për punë”, Alfred Lela publikon raportin mjeko-ligjor: Çështja do shkojë në gjykat

8 Qershor 2020, 15:56 Nga DOSJA
“Ka humbur aftësinë e përkohshme për punë”,

TIRANË- Gazetari Alfred Lela, i cili u dhuna nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, paralajmëron padi. Lela ka publikuar sot raportin e mjekësisë ligjore, i cili konstaton se në trupin e tij ka shenja dhune.

Pas këtij fakti, gazetari shprehet se çështjet se tij do i shkojë deri në fund dhe do padisë Policinë e Shtetit në Gjykatë. Ndërkohë në përfundimet e raportit bëhet me dije se gazetari ka humbur aftësinë e përkohshme për punë, pasi ka dëmtime të shumta në kokë.

Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë. Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot”, shkruan Lela.

Gazetari Alfred Lela u shoqërua nga policia gjatë protestës së 17 majit. Sipas pamjeve të publikuara atë ditë, ai u qëllua nga policët dhe pretenton se është dhunuar. Ai është përballur dhe me Kryeministrin Edi Rama dhe i është ankuar për dhunën, por kreu i qeverisë mohoi të ishte ushtuar dhunë ndaj tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela dhunohet alfred lela shembet teatri kombetar alfred lela dhunohet alfred lela shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll