Aktualitet

“Ka konflikt interesi”, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Kuvendit dhe përjashton Fatmira Hajdarin nga çështja e CEZ

8 Qershor 2020, 15:44 Nga DOSJA
“Ka konflikt interesi”, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e Kuvendit për të përjashtuar gjyqtaren Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes së CEZ. Mësohet se Apeli ka pranuar kërkesën pasi Hajdari ka konflikt interesi me të paditurit.

Seanca e radhës në Apel për këtë çështje është lënë më datë 24 Qershor. Kërkesa për përjashtimin e Hajdarit është bërë nga Taulant Balla në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Ballës Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij dhe për të ky ishte një fakt i njohur botërisht.

Në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë se ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën  shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, shprehej Balla në kërkesë.

ÇËSHTJA CEZ

Në 24 janar 2020, Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë vendosi mbylljen e dosjes “CEZ”. Gjyqtari Lazër Sallaku, i cili vendosi të mbyllte çështjen duke thënë se nuk kishte prova. Pas këtij vendimi, PS me anë të deputetit Taulant Balla kërkoi rihetim dhe e dëguar çështjen në apel, por që gjykimi nuk ka nisur ende. Kujtojmë se hetimet për privatizimin e OSSH nga CEZ, marrëveshje e vitit 2007, nisën në vitin 2016, ku Partia Socialiste akuzonte një sërë zyrtarësh të lartë të kohës së PD, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çështja cez fatmira hajdari taulant balla çështja cez fatmira hajdari taulant balla

Sondazh

Poll