Aktualitet

Banorët e Manzës bllokojnë rrugën, nuk lejojnë futjen e kamionëve me mbeturina, Bledian Koka: Po na helmojnë, s’do lejo

8 Qershor 2020, 05:27 Nga DOSJA
Banorët e Manzës bllokojnë rrugën, nuk lejojnë futjen e

Durrës- Gazetari Bledian Koka ka reaguar për kamionët me mbeturina, të cilët po tentonin të futeshin mbërmjen e djeshme në zonën e Manzës. Në një postim në Facebook gazetari shprehet se Policia në vend të mbrojë qytetarët që refuzojnë të helohen, kërkon nga këta të fundit lirim e rrugës.

U bej thirrje banoreve te Manzes te mos lejojne e qyteza jone te kthehet ne nevojtore… p.s…si djale i asaj zone do jem me ta ne cdo sekond dhe zeri i tyre do degjohet fort deri sa te shurdhoje plehrat qe me urdhera te jashteligjshem e kane helmuar Manzen time!”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i parë: 

Po ma helmojne Manzen Plehrat e Durresit po digjen ne Manez prej disa ditesh ndersa Policia e Shtetit ne vend qe te mbroje banoret qe refuzojne te helmohen e te trajtohen si qytetare afrikane, po i ze me dru qe te liroje rrugen e kamionave qe vijne me kancer nga Durresit e helmojne Manzen. U bej thirrje banoreve te Manzes te mos lejojne e qyteza jone te kthehet ne nevojtore… p.s…si djale i asaj zone do jem me ta ne cdo sekond dhe zeri i tyre do degjohet fort deri sa te shurdhoje plehrat qe me urdhera te jashteligjshem e kane helmuar Manzen time!

Reagimi i dytë: 

Krenar per manzaket e mi! Protesta e qytetareve te Manzes eshte epike, jane bere gardh dhe nuk i lene me kamionet e helmit nga Durresit te futen ne qytezen tone… p.s…qendroni se batakcinjte vije naten!

Ky reagim i Bledian Kokës vjen pasi mbërmjen e djeshme banorët bllokuan rrugën për në Manzë dhe nuk lejuan kamionët me mbeturina të futeshin në këtë territor. Aty pati përplasje mes tyre dhe policisë, por banorët u shprehën të vendosur se nuk do të lejojnë këtë gjë.

Në qarkun e Durrësit, situata është tepër emergjente përsa i përket ndotjes. Dosja.al ditët e fundit ka publikuar pamje nga koshat e mbeturinave, të cilët janë të tejmbushur, ndërsa pushteti vendor nuk ka marrë masa për zbrazjen e tyre.  Shkak për këtë situatë është bërë anulimit i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor po përdor Manzën për djegien e mbeturinave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 16:21

TIRANË–Maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohurit...