Aktualitet

Katastrofa mjedisore në Manëz me djegien e plehrave, banorët bllokojnë rrugën dhe ngrihen në protestë. PD: Rama dhe Dako

8 Qershor 2020, 05:15 Nga DOSJA
Katastrofa mjedisore në Manëz me djegien e plehrave, banorët

TIRANË- Një katastrofë mjedisore është duke ndodhur në Manëz. Prej disa ditësh të gjitha mbetjet e qytetit të Durrësit që shkarkohen aty  po digjen. Ndotja që është shkaktuar është shumë e madhe  dhe reja e tymit ka mbuluar të gjithë zonën. 

Banorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë që të merren masa, por deri tani zëri i tyre nuk është dëgjuar nga autoritet, por përkundrazi. Mjetet e tonazhit të rëndë për shkak të protestave të banorëve tashmë kanë nisur që mbetjet t’i shkarkojnë natën. 

Ata kanë bllokuar rrugën mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjës dhe nuk kanë lejuar asnjë kamion që të shkarkojë mbetjet aty. Bashkia nga ana tjetër ka gjetur një zgjedhje për të mbuluar problemit dhe malin me mbetjet e djegura tashmë është mbuluar me dhé.

Partia Demokratike e degës së Durrësit, ka reaguar për këtë ngjarje dhe e quan një krim mjedisor. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se shkak për këtë ndotje është tenderi dhe shton se paratë kërkon t’i marrë Rama dhe Dako. Nga ana tjetër banorët janë shprehur se do vijojnë luftën e tyre dhe pasnesër në orën 17:00 do të kenë sërish një protestë marshim. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 16:21

TIRANË–Maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohurit...