Editorial

Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

1 Prill 2019, 12:23 Nga DOSJA
Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

Gent Cakaj, po mundohet të imponohet me vendime të forta, që shkaktojnë reagime, me qëllim përmirësimin e imazhit të rrënuar nga artikulimet defiçente në prozë dhe poezi.

Në pak ditë vendosi të shkarkojë rreth 20 diplomatë dhe t’u heqë targat diplomatike makinave të konsujve të nderit, për të dhënë mesazhin se është kundër nepotizmit dhe favorizimeve klienteliste.

Këto vendime populiste, për të krijuar imazhin e një njeriu që është jashtë konjukturave dhe si i tillë sulmohet, në fakt janë vetëm masa administrative që nuk i takojnë fare një Ministri të Jashtëm.

Nëse ka vendosur vetë, pa ndihmën e shefit, të shkarkojë diplomatët në detyrë, të mbrojtur nga Ligji i Nëpunësit Civil dhe nga Ligji i Shërbimit të Jashtëm, Cakaj nuk mund ta bënte këtë duke krijuar kosto miliona lekësh për dëmshpërblimet.

Nëse do t’i shpallte luftë nepotizmit, nuk mund të përzgjidhte ata që kanë më pak fuqi mediatike apo ekonomike se të tjerët. Nëse do të kishte dëshirën për të reformuar Shërbimin e Jashtëm nuk mund të përdorte si kriter “vizionin e Kryeministrit”.

Këto janë vetëm lyerje me bojë ala Rilindase, që në fund nxjerrin vetëm një pikturë absurde dhe pa shije, që nuk e blen njeri as këtu as në perëndim, sado e shtrenjtë të jetë ekspozita.

Heqja e targave për Konsujt e Nderit, është gjithashtu një e drejtë e fituar me ligj, si rrjedhim nuk mund të hiqet me një akt nënligjor, nga një ministër i deleguar. Këto veprime krijojnë vetëm një rrëmujë institucionale dhe bujë mediatike me shpresën për të kapur një imazh më të mirë dhe ca vota më shumë.

Nëse i deleguari dhe i emëruari në Ministrinë e Jashtme do të donin ta ndryshonin praktikën e deritanishme, mjafton të anullonin ligjin për Konsujt e Nderit, të rishikonin mënyrën e emërimit dhe kriteret e diplomatëve që tashmë janë në karrierë, të ndiqnin perfomancën siç e parashikojnë dy ligjet që i mbrojnë ata dhe në fund të largonin jo të afërmit e armiqve, por të paaftët.

Mbi të gjitha, këto akte nuk i takojnë as të deleguarit dhe as të emëruarit, por Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, si nëpunësi më i lartë civil dhe shefit të protokollit që merret me targat e konsujve të nderit.

Përtej masave administrative populiste, Cakaj bëri edhe një akt tjetër, që siç e tha vet, nuk i takon. Duke shtrembëruar raportin e Departamentit të Shtetit për drogat, bëri avokatinë e Ministrisë së Brendshme. Sigurisht në dështim të plotë.

Nuk është problem se po bën ato që nuk i takojnë, por, duke u marrë me ato, ministri i deleguar nuk po bën ato që i takojnë. Ndërsa Kryeministri i Greqisë dhe kryetari i opozitës paralajmërojnë Shqipërinë se do të ndeshen me veton greke, nëse i shtetëzojnë tokat e banorëve të Himarës, as i emëruari, as i deleguari nuk kanë guximin të sqarojnë apo të përgjigjen.

Ndërsa një video nga burgu grek, tregon se si është vrarë shqiptari në sytë e gardianëve dhe Ministria e Drejtësisë e Greqisë reagon, as Rama as Cakaj nuk e gjejnë me vend të merren me fatkeqësinë e bashkëkombasit të tyre.

Ndërsa një shqiptar tjetër u plagos brenda në burg para dy ditësh, as ambasadorja, as shefi i deleguar dhe as shefi i emëruar i saj, nuk e gjetën me vend të kërkonin gjetjen e autorëve.

Mëgjithëse kemi dy ministra të Jashtëm, një të emëruar dhe një të deleguar, askush nuk po e kryen detyrën e kryediplomatit. Janë të fokusuar tek plaçka e favoreve që e shpërndajnë dhe e rrëmbejnë në varësi të interesit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama gent cakaj qendrimi diplomatik shkarkimet ne diplomaci edi rama gent cakaj qendrimi diplomatik shkarkimet ne diplomaci

Sondazh

Poll

Editorial 30 Mars 2019, 13:34

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por m...

Editorial 27 Mars 2019, 12:57

Trio e vendosur

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e ti...