Editorial

Shkarkimi i Gjylametit, pse Veliaj s’do ta marrë vetë PS e Tiranës?

1 Prill 2019, 11:34 Nga DOSJA
Shkarkimi i Gjylametit, pse Veliaj s’do ta marrë vetë PS e

Blerina Gjylameti është hequr sot nga drejtimi i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Justifikimi i përdorur nga drejtuesit e Partisë Socialiste që Damian Gjiknuri duhet të jetë në krye si sekretar i çështjeve zgjedhore në PS, nuk arrin të jetë arsye, përsa kohë Gjylameti është kryetarja e PS për Tiranën.

Arsyeja duhet parë tek 23 marsi, kur Edi Rama e quajti të shkarkuar. Në fakt ajo që kryetari i PS, i komunikoi Gjylametit, ishte një vendim i marrë disa ditë më parë.

Belinda Balluku është bërë gati tashmë të drejtojë fushatën e Tiranës, por për këtë i duhet edhe emërimi në krye të degës së Kryeqytetit.

Në krah të Veliajt për zgjedhjet lokale do të jetë Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, si kryetare e PS.

Katapultimi i Belinda Ballukut në struktura, nuk vjen vetëm si pakënaqësi ndaj Gjylametit, por edhe si kërkesë e Veliajt për të punuar me një njeri të besuar.

Ndërsa Rama gjithmonë e më shumë po emëron njerëz të Veliajt në Qeveri dhe parti, largimi i Gjylametit është vetëm një hap më shumë në këtë drejtim.

Kundërshtarët e kryetarit të Bashksië së Tiranës po largohen nga pushteti dhe nga strukturat e PS, për të dhënë kështu një shenjë të trashëgimisë, që mesa duket nuk është e largët.

Ngritja e Gjylametit erdhi me largimin e Saimir Tahirit nga PS, në tetor 2017, vetëm 4 muaj pas zgjedhjeve, kur dosja Habilaj u hap në Itali dhe nisi fluturimin drejt Shqipërisë.

Tahiri dha dorëheqjen nga kryetari i PS-së Tiranës, pasi Rama e ftoi (ose urdhëroi) të krijonte një distancë për t’u marrë me drejtësinë.

Zgjedhja e Gjylametit në vend të Tahirit, ishte e papritur për shumicën e socialistëve dhe e hidhur për Veliajn që kishte kohë që priste të merrte pushtetin e degës kryesore të partisë.

Nga rregulli i PS, që kryetari i Bashkisë të kishte edhe partinë, ishte përjashtuar vetëm Veliaj. Saimir Tahiri nuk pranoi ta lëshojë Tiranën. Pas largimit të tij, ndërsa Veliaj priste zbatimin e statutit, Rama ia pasoi partinë të besuarës së vet, duke e zhgënjyer për herë të dytë mikun e tij.

Tani është koha që Gjylameti të largohet, bashkë me atë që përfaqëson në PS, por është

Veliaj që nuk e do më Tiranën. Ai kërkon më shumë.  Në Tiranë do emërojë Ballukun, ndërsa vetë do presë të shkasë këmba e Ramës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial belinda balluku blerina gjylameti edi rama erion veliaj klanet ne ps lufta e brendshme ne ps saimir tahiri belinda balluku blerina gjylameti edi rama erion veliaj klanet ne ps lufta e brendshme ne ps saimir tahiri

Sondazh

Poll

Editorial 30 Mars 2019, 13:34

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por m...

Editorial 27 Mars 2019, 12:57

Trio e vendosur

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e ti...