Editorial

10 vjet NATO, Bush, Obama dhe Berisha të përjashtuar nga Rama

30 Mars 2019, 12:04 Nga DOSJA
10 vjet NATO, Bush, Obama dhe Berisha të përjashtuar nga Rama

Spoti për 10 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ishte një përpjekje qesharake për të ndryshuar historinë. Pamjeve të Samitit të Bukureshtit në 2008, u ishte montuar fotoja miqësore e disa viteve më pas ku shfaqej Edi Rama si Kryeministër.

Madje për të shmangur Sali Berishën, autorët e spotit kishin fshirë edhe ish presidentin Bush që mbështeti marrjen e ftesës, por edhe Barak Obamën, mikun shefit të Rilindjes, që mbështeti ratifikimin e anëtarësimit. Në vend të tyre, ishte Trump që në një nga samitet e fundit të NATO-s, i dha dorën Edi Ramës.

Në vend të Gazmend Oketës, që ka qenë Ministri i Mbrojtjes që u përfshi në gjithë proçedurën 1 – vjeçare, nga marrja e ftesës për anëtarësim në Bukuresht, deri tek ratikimi, shfaqej Olta Xhaçka me takimet e 2 viteve të fundit si ministre e Mbrojtjes. Aq fanatikë ishin autorët e spotit, sa harruan edhe Mimi Kodhelin që e mbajti 4 vitet e para të qeverisjes së tyre.

Nuk mbaroi tek spoti. Parada e djeshme e kulmoi përjashtimin e protagonistëve të anëtarësimit në NATO. Ftesat qeveritare shkuan vetëm për Komisionin parlamentar të Sigurisë, me pretekstin se kështu janë ftuar edhe deputetët e PD-së dhe LSI-së. Në fakt ata që vërtetë përfaqësojnë opozitën nuk janë më në Kuvend.

Këtë me siguri e dinë edhe autorët e ftesës. Kështu parada e NATO-s në Tiranë, ku morën pjesë ushtarakë të huaj dhe drejtues të lartë të NATO-s, përfaqësues diplomatike, u shndërrua në një aktivitet partiak nga Rilindja.

Në 2008, pas Gërdecit, Edi Rama u tha “jo” protestave denoncuese të krimit shtetëror. Ishte vetëm 2 javë përpara Samitit të Bukureshtit. Ftesa për anëtarësim në NATO u vlerësua nga kryetari i opozitës së atëhershme më e rëndësisshme.

Sot, nga babëzia për të grabitur edhe historinë, pasi ka grabitur Shqipërinë, shpërdoroi një mundësi të mirë, për t’i zgjatur dorën opozitës. Ishte një rast për të ftuar ish – kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e PD-së Basha, një rast për të ulur tensionin dhe për të hapur mundësinë e një dialogu. Një rast që duhet ta prodhonte Kryeministri. Si gjithmonë ai prodhoi përçarjen e mëtejshme.

Më 29 mars, ora 11 nuk festojmë thjesht një përvjetor, festojmë 10 vite angazhim dhe kontribut të ushtarakëve tanë krah aleatëve.
Ejani t’i shihni nga afër burrat dhe gratë që nderojnë kombin në misionet ndërkombëtare, ku mbajnë lart dhe krenar flamurin ??#Shqipëria10VjetNëNATO pic.twitter.com/xNVvI9LtBQ

— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 24, 2019

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama sali berisha 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Editorial 27 Mars 2019, 12:57

Trio e vendosur

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e ti...

Editorial 22 Mars 2019, 15:38

Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...