Policia i hoqi patentën/ Shkëlzen Berisha: Ndjesë për kalimin e shpejtësisë, nuk kundështova efektivët, shpifje e mediev
7 Qershor 2020, 11:16Nga DOSJA
Tiranë- Shkëlzen Berisha i ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për drejtimin e mjetit të tij me shpejtësi të lartë, shkelje për të cilën policia i hoqi edhe patentën. Në një postim në Facebook, Berisha sqaron se në asnjë moment nuk ka kundështuar forcat e policisë, por menjëherë ka dorëzuar patentën. Ai thekson se kjo është një shpikje e medieve pranë qeverisë.
“Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres.”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi:
Të dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e te gjithëve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres. Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.
Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore i hoqi patentën Shkëlzen Berishës, pasi u kap duke ecur me mjetin e tij tip Benz me 128 km/orë. Në medie u raportua se Berisha fillimisht kundërshtoi forcat e policisë, por më as dorëzoi patentën. Po kështu, leja e drejtimit iu hoq dje edhe moderatorit, Ermal Mamaqi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e “arrest me burg” për Roland Kryemadhin, radikalin mysliman. Para togave të zeza Kryemadhi nuk u shfaq i penduar d...
Vlorë- Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr me armë mes disa të rinjve në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se gjatë sherrit një i ri ka tentuar të qëllojë ...
Pukë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Qafë-Mali-Bajram Curri, në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, ku një makinë ka dalë nga rruga...
BRITANI-29 vjeçari shqiptar i cili u arrestua në Janr të këtij viti është dënuar me 20 muaj burg, kjo pasi ai drejtonte një fermë kanabisi, vlera e të ci...
Shqipëri- 14 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 193 pe...
TIRANË- Ditën e djeshme Tirana u përfshi nga reshje shiu, të cilat ishin me një intesitet mesatar. Mund të thuhet që ishte një shi pranveror (për nga intes...
Krujë- Rritet numri i të infekturve me COVID-19 në Krujë. Dosja.al mëson se në këtë qytet gjatë orëve të fundit është konfirmuar një person me COVID-19. Të një...
Aktualitet 7 Qershor 2020, 08:15
Shqipëri– Qytetarët prej afro 2 javësh i janë kthyer jetës normale. Nuk ka më kufizime apo zona të kuqe. Çdokush mund të lëvizë lirshëm, punojë, drekojë ...
Tiranë- Ditën e sotme është ndarë nga jeta ortopedi i njohur Panajot Boga. Ai njihet nga të gjithë si “babai” i ortopedisë shqiptare. Lajmi është dhënë nga rek...
Tiranë- Djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi u është hequr patenta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbr...