Politike

Këshilli Politik ul siparin, Gjiknuri: Punën e marrin ekspertët, brenda javës paketa shkon në Kuvend

6 Qershor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Këshilli Politik ul siparin, Gjiknuri: Punën e marrin ekspertët,

TIRANË– Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik është mbledhur sërish sot në Pallatin e Kongreseve. Mbledhja u realizua me qëllim së pari që teksti i marrëveshjes që mbrëmë u firmos në anglisht të përkthehej dhe për të caktuar axhendën për në ditët në vijim.

Takimi i zotëm ka qenë i shkurtër dhe u është caktuar puna ekspertëve përt ë plotësuar kuadrin ligjor. I vetmi që foli për mediat ishte deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili tha se brenda javës së ardhshme do jetë gati kuadri ligjor dhe do dërgohet në Kuvend. 

U ngarkuam disa detyra ekspertëve dhe shumë shpejt do të plotësohet dhe kuadri ligjor. Brenda javës së ardhme do jetë gati paketa ligjore dhe do kalojë në Kuvend. Thjesht u caktuam punën ekspertëve”, u shpreh Gjiknuri.

Takimi vjen një ditë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Dje u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive.

Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiiknuri keshili politik arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiiknuri keshili politik

Sondazh

Poll