Aktualitet

Me shpejtësi “sketerrë” pranë TEG-ut/ Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit iu hiqet patenta. Djali i ish-kryeministrit:

7 Qershor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Me shpejtësi “sketerrë” pranë TEG-ut/ Shkëlzen

Tiranë- Djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi u është hequr patenta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 Policia Rrugore gjatë një kontrolli  tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Shkëlzen Berishën dhe Ermalin Mamaqin. Këta të fundit udhëtonin me makina të ndryshme. Vendimi për bllokimin e patentës është marrë nga Ledian Kërka, shefi i linjave në Policinë Rrugore.

Fillimisht është ndaluar nga Policia moderatori Ermal Mamaqi, i cili po lëviste me mjetin tij  “Renault”  me një shpejtësi prej 120 km/orë. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia dhe ska pranuar dorëzimin e patentës.

Ndërkohë, pas afro 10 minutash, Policia ka ndaluar mjetin tip “Benz S320”, ku në të ndodhej Shkëlzen Berisha, i cili po ecte me 128 km/orë. Sakaq gjatë momentit të ndalimit mediet pranë qeverisë raportuan se fillimisht Shkëlzen Berisha ka kundërshtuar efektivët, por  por më pas ka dorëzuar patentën.

Por nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë Shkëlzen Berisha. Djali i ish-kryeministrit sqaron se në asnjë moment nuk ka kundështuar forcat e policisë, por menjëherë ka dorëzuar patentën. Sipas tij kjo është një shpikje e medieve pranë qeverisë.

Të dy, Shkëlzen Berisha dhe Ermal Mamaqi  do të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal mamaqit i hiqet patenta shkëlzen berishës i hiqet patenta ermal mamaqit i hiqet patenta shkëlzen berishës i hiqet patenta

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 06:14

Tiranë- Agron Llakaj, drejtuesi i “Al Pazar”  në Vizion Plus nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel, edhe pas largimit të regjisorit Altin Basha.  Për rev...