Me pistoletë në brez, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, si tentoi që t’ja hidhte Policisë
7 Qershor 2020, 07:22Nga DOSJA
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar me inciale E.L, pasi lëvizte me armë me vete. Sipas policisë i riu i armatosur ishte duke lëvizur me mjetin e tij në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë. Gjatë arrestimit atij iu gjet një brez një armë zjarri tip pistoletë. Ai rrezikon të dënohet me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë:
Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet në rrugë dytësore, për t’iu shmagur kontrollit të Policisë, pasi mbante armë zjarri me vete, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Domje.
Ky shtetas qarkullonte me automjet në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, pasi mbante armë me vete, por është ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Si rezultat i kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë lutarak.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Berat- Zbardhet sherri mes dy familjeve Dhama dhe Alibeaj në Berat, ku ditën e djeshme u plagosën disa persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ndod...
Aktualitet 7 Qershor 2020, 06:14
Tiranë- Agron Llakaj, drejtuesi i “Al Pazar” në Vizion Plus nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel, edhe pas largimit të regjisorit Altin Basha. Për rev...
Maliq- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 33-vjeçarit, Erind Zhupani, i cili banonte në Maliq. Së fundmi kanë reaguar të afërimit e tij, të cilët kanë...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në lajm të parë lirimin e Shefit të Policisë në Fushë-Kru...
PRRENJAS- Një banesë është përfshirë nga flakët sot në Prrenjas. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka rënë në një shtëpi në fshatin Rrajcë Fushë të N...
TIRANË- Lumenjtë në Shqipëri janë shumë të ndotur dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve, por dhe fabrikave të mëdha. Dosja.al prej ditësh k...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit që prej orës 18:00, ka publikuar sot listën e plotë të përgjigjeve për fituesit e lotarisë amerikane. Përgjigjet d...