Aktualitet

Pas sherrit me fqinjët rrëmben pistoletën dhe qëllon në drejtim të tyre, arrestohet 58-vjeçari në Pogradec

7 Qershor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Pas sherrit me fqinjët rrëmben pistoletën dhe qëllon në

Pogradec– Sherr me armë midis fqinjëve në fshatin Buçmas të Pogradecit. Policia ka arrestuar 58-vjeçarin me iniciale I.H, i cili pas një debati me gruan e komshiut me inicale I.J ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Uniformat blu bëjnë me dije se 58-vjeçari qëlloi me pistoletë tip “Zastava” në drejtim të tyre, por fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë nga fqinjët.  Mbi 58-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë,  parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën autori e posedonte pa leje. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se: Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën. Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 58-vjeçari tenton të vrasë fqinjin sherr me armë në pogradec 58-vjeçari tenton të vrasë fqinjin sherr me armë në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 06:14

Tiranë- Agron Llakaj, drejtuesi i “Al Pazar”  në Vizion Plus nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel, edhe pas largimit të regjisorit Altin Basha.  Për rev...