Aktualitet

Nga Tirana në Vlorë, drekon ‘labçe’/ Kritiku i artit Vittorio Sgarbi nis turin në Shqipëri, harron COVID-19 dhe distanc

6 Qershor 2020, 05:55 Nga DOSJA
Nga Tirana në Vlorë, drekon ‘labçe’/ Kritiku i

TIRANË– Shqipëria ka filluar të presë vizitorët e parë në vend, edhe pse kufiri ende nuk është hapur nga të gjitha vendet pas pandemisë së koronavirusit.

Miku që sapo ka ardhur në vendin tonë është kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili ka nisur turin e tij në Shqipëri. Dje ai vizitoi Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku u shoqërua nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Megjithatë ajo që bie në sy është mungesa e distancimit fizik mes ministres dhe Sgarbit. Mesa duket asnjë prej tyre nuk e ka më shqetësimin se do të infektohet nga pandemia, edhe pse qeveria shqiptare ende ngul këmbë për kujdes.

Por turi i Sgarbit në Shqipëri nuk ka përfunduar me një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ai ka shkuar edhe në Vlorë ku është pritur nga vetë kryebashkiaku Dritan Leli. Pasi e ka pritur në zyrë, bashkë me vajzën e tij, Leli më pas ka vendosur që ta prezantojë mikun me të gjitha zakonet shqiptare duke e nxjerrë për një drekë.

Dhe sigurisht që as këtu nuk kishte distancim social për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm. Mesa duket të parët që kanë harruar këshillat e qeverisë kanë qënë të besuarit e Ramës.

Por përveç distancimit social një tjetër pyetje të ‘vërtitet’ në kokë, pyetje e cila para pandemisë do të tingëllonte qesharake; si erdhi Sgarbi në Shqipëri?

Ndoshta kanë filluar punë tragetat ose avionët dhe nuk dimë gjë?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vittorio sgarbi vittorio sgarbi ne shqiperi vittorio sgarbi vittorio sgarbi ne shqiperi

Sondazh

Poll