Bota

“Një fotografi një histori”, ja kush janë anëtarët e degës 5 të organizatës Vatra në SHBA

5 Qershor 2020, 18:15 Nga DOSJA
“Një fotografi një histori”, ja kush janë

SHBA- Janë publikuar sot emrat e të gjithë anëtarëve të organizatës Vatra që ishte themeluar nga shqiptarët.  Gazeta Dielli në një postim në Facebook shkruan se kjo degë u organizua të Dielën e 19 Majit 1912 nga Faik Konica.

Në fushatën shpëtimtare të Shqiperise, 3 qershorit 1917, dega kishte rreth 80 anëtarë dhe arriti që të mobilizonte 82 ndihmëtar, të cilët dhanë një kontribut të veçantë fushatën e Shpëtimit të Shqipërisë”, shtohet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

VATRA- NJË FOTOGRAFI-NJË HISTORI-DEGA NR.5 ËORCESTER, MASS. Dega Nr. 5 në Ëorcester Massachusetts u organizua nga Faik Konica me 19 Maj 1912– Në vijim të rubrikës së re të hapur në kohën e Pandemisë , po prezantojmë Degën e Vatrës NR.5 në Ëorcester, Massachusetts. Kjo degë u organizua të Dielën e 19 Majit 1912. Takimi themelues u bë në Dexter Hall. Përgjegjësi për organizimin e kësaj dege sipas kalendarit paraprak të Federatës Ishte Faik Bej Konica, i cili i përshëndeti shqiptarët e Ëorcesterit dhe i uroi: Ta gëzoni degën e Vatrës!

Pleqësia e parë e degës u zgjodh kështu: Kryetar-Vangjel S. Sotir. Sekretar – Kosta Vasil, Arkëtar- Z. Th. Polena. Pleq- Axhem Hasan, Mazllum Panariti dhe Sotir Kasuli. Pesë vjet pas themelimit dega kishte një autoritet të padiskutushëm në komunitet dhe e kishet rritur anetaresine. Në fushatën shpëtimtare të Shqiperise, 3 qershorit 1917, dega kishte rreth 80 anëtarë dhe arriti që të mobilizonte 82 ndihmëtar, të cilët dhanë një kontribut të veçantë fushatën e Shpëtimit të Shqipërisë.

Ja ndihmëtarët e kësaj dege që dhanë kursimet e tyre për shpëtimin e Shqipërisë: 1- Shoqëria Kishtare”Fjetja e Shën Marisë dhuroi $25.00 në shportën e dnihmave të degë s nr.5 Ëorcester. 2- Thoma G. Rembeci $10.00. 3- Vëllazëria N.Pano $80.00. 4- Stavre S. Sotir $ 100.00. 5- Kristaq Mina $17.00 6- Mihal V. Adams $ 25.00 7- Loui George $10.00. 8- Toli Kondakçi $10.00. 9- Vë llazë ria S. Kere $30.00. 10- Isaak Gordi, hebre $5.00. 11- Nuçi Sterjo $ 5.00. 12- Joseph Christo $ 10.00. 13- At Damiani $ 20.00

14- Nidhi V. leno $ 10.00. 15- Vasil Poçari $10.00. 16- Azmi Çomo $20.00. 17- Nebi Libohova $ 10.00. 18- Koli Koki $ 10.00. 19- Nuri Çomno $11.00. 20- Thoma Polena $5.00. 21- Musa Sali %5.00. 22- Xhemal Libohova $ 5.00. 23- Loni Koki $3.00. 24- Vangjel Koçi $ 10.00. 25- Sotir Koki $ 10.00. 26- Arum Filati $10.00. 27- Dimitri G. Kotnani $10.00. 28- Vasil Kosta $ 10.00. 29- Kristaq Spiro $ 5.00. 30- Nikollaq Janaq Korça $10.00. 31- Vani G. Mageri $10.00. 32- Xhuvi G. Koki $20.00, 33- Ndrei Kerenxhi $10.00. 34- Spiro D. Gostivishti $5.00. 35- Dimitri Bala $10.00. 36- Vë ll. Niazi Çomo $20.00. 37- Ali Ibrahim Babani $ 20.00. 38- Zoj Bani $ 25.00. 39- Sabri Zenun Backa $ 10.00. 40- Neki Shahni $ 58.00. 41- Spiro Kostandin $ 10.00. 42- Veli Voskopi $$20.00. 43- Kostandin Bani $10.00. 44- Kristo Çipku $ 10.00. 45- Axhem Hasan $5.00. 46- Riza Ysen $10.00. 47- Refat Pipa $ 15.00. 48- Thanas Geço $5.00. 49- Te mbledhura per delegatin $12.00. 50- Vë ll. Verdi $5.00. 51- George Aleks $10.00. 52- Koli Kolevica $10.00. 53- Gon Mulla $5.00. 54- Andrea Zissi $5.00. 55- Niko Aristidh-Grek $5.00. 56- Qerim Backa $10.00. 57- Refat Zeqir Katanji $5.00. 58- Bektash Ali $ 10.00. 59- Ali A $10.00. 60- Sadik Veiz Bocka $10.00. 61- Sadik Melçani $5.00

Shuma e përgjithshme e ndihmave $ 1,091, numri i ndihmëtarëve 82, (nuk e zotërojmë pjesën tjetër të listës). Nidma midisor(mesatare) $13.30, rekordin e Kolonisë në Ëorcester e vendosi z. Satvre S. Sotir me $100.00(një qind dollarë). Dega e Vatrës në Ëorcester ishte kontributore edhe në vitet ’50-60. Në festimin e 50 vjetorit të gazetë s Dielli kjo degë u shqua për kontributet e mbledhura. Në vitin 1959 dega kishte 75 anëtarë. Shquheshin për veprimtari aktive: Thoma Proko, Kosta Peter, Dr. Lambi N. Adams, James Thanas, John Dudula, Ligor Steffo, Vangjel Sotir, Nick Finn, George Vessio, Christy Pano, Vasil Peter, Louis Vasil Treska, Anthony George, Vasil Anas, Peter Efthim,Koli Vessio, Spiro Prifti, James Chomo, George Jarras, Sotir Proko, Christie Chelo, Leo Andon, Lazar K. Koblara, Erakli P. Petcho, Sotir Koto, Pandi Sturgis, Christi George, Thanas Treska, Pandi Spiro, Vangjel Thoma.(Rubrika do të vijojë ). Përgatiti:Dalip Greca 4 Qershor 2020. Diçiturat: 1- Faik Konica, organizator i deges nr.5, 2-Pleqesia e Deges 3- Foto e deges e vêtit 1917 4- Foto e deges e vêtit 1959.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora faik konica vatra faik konica vatra

Sondazh

Poll