Aktualitet

Tjetër viktimë në Shqipëri, ndërron jetë në spitalin Infektiv 85-vjeçarja me COVID-19

5 Qershor 2020, 20:41 Nga DOSJA
Tjetër viktimë në Shqipëri, ndërron jetë në

TIRANË– Një 85-vjeçare e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se e moshuara nga Tirana gjithashtu vuante nga sëmundje të tjera.

Përveç koronavirusit, e moshuara vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension dhe sipas shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID-19.

Sipas Ministrisë, 85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte duke u bërë viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Deri më tani në Shqipëri numri i të infektuarve nga koronavirusi është 1212 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 15 persona, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 910. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll