Aktualitet

VIDEO/ Skandali i abuzimeve me fëmijët, një minorene denoncoi në 2018! Psikologia ia referoi prokurorisë, po vajza tërhoqi

5 Qershor 2020, 20:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Skandali i abuzimeve me fëmijët, një minorene denoncoi

TIRANË- Thellohet skandali i abuzimit me të mitur në shkollën 9-vjeçare në Kamëz , mbas bërjes publike të kallëzimit të një 15-vjeçareje, pas të cilit përfunduan në pranga edhe ish-roja e shkollës.

Ndërkohe ky rast është rrëfyer urgjent ne instancat më të larta përfshi edhe policinë lokale dhe prokurorinë.

Mes emrave që minorenia rrëfen para psikologes është edhe njeri nga të arrestuarit në skandalin e fundit, nxënës në këtë shkollë dhe shok me vajzat. Por sapo  psikologia e kësaj shkolle e ka ripyetur të abuzuarën në prani të prindërve ajo u tërhoq nga ky rrëfim drithërues, ku përshkruan se si ajo më 25 tetor 2018 u shantazhua përmes një fotografie, e me tej nga shoku i klasës së bashku me një tjetër, ajo u abuzua në një banesë të braktisur në këtë lagje.

Ajo çfarë dokumentet tregojnë është se vajza është tërhequr nga rrëfimi dhe pikërisht ky detaj e ka shpëtuar abuzuesin nga pranga. Kjo situatë zgjati deri në qershorin e 2020 atëherë kur një tjetër vajzë denoncoi se po abuzohej nga shoku i klasës dhe nga ish-roja.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me te miturat krimet seksuale policia tirane abuzimi me te miturat krimet seksuale policia tirane

Sondazh

Poll