Art&Argëtim

Sot festohet Dita e Gënjeshtrave, çfarë duhet të dini për 1Prillin?

1 Prill 2019, 10:22 Nga DOSJA
Sot festohet Dita e Gënjeshtrave, çfarë duhet të dini

Dita e Gënjeshtrave ka migruar nga Anglia dhe Franca në fund të viteve 1600, origjina e vërtetë e festës mbetet ende e panjohur. Një legjendë e njohur tregon se Dita e Gënjeshtrave nisi në Francë më 1564, ku u dekretua se Dita e Vitit të Ri do të zhvendoset në 1 janar.

Pjesë e festës së Ditës së Gënjeshtrave në vende të ndryshme të botës janë edhe mediat, revistat apo portalet online, të cilat shkruajnë një lajm të rremë në këtë ditë. Sigurisht kjo është e justifikuar si pjesë e festës.

Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, pas kësaj dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta duke i quajtur “budallenj”.

Në fakt sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini duke e quajtur një lojë bukur pranoi menjëherë që ai të bëhej perandor me vetëm një ditë, piikërisht në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli Ditën e Gënjeshtrave.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 1 prilli dita e genjeshtrave 1 prilli dita e genjeshtrave

Sondazh

Poll