Art&Argëtim

Fton Stinen në studio, Roza Lati: Pse nuk bën më këngë për mua?

1 Prill 2019, 07:26 Nga DOSJA
Fton Stinen në studio, Roza Lati: Pse nuk bën më këngë

Lidhja mes Stines dhe Roza Latit është përfolur gjatë në median rozë. Ata patën një romancë të gjatë mes tyre për rreth tre vite. Megjithatë çifti i showbiz-it u ndanë dhe Stine vazhdoi jetën e tij, duke krijuar një tjetër lidhje me të cilën përfundoi në martesë.

Megjithatë kohët e fundit kantautori është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij Graciela, dhe zërat për një rilidhje të mundshme me Roza Latin, vërshuan. Madje, të dy, i pamë të shoqëruar me njëri-tjetrin në një nga klubet në kryeqytet dhe dyshimet u shtuan më tej.

Roza Lati, ka thyer të gjitha pritshmëritë, duke ftuar në studio ish-partnerin e saj. Ajo i ka bërë një prezantim spontan.

“Çfarë prezantimi të bëj për këtë personazh, le të themi që është një kantautor shumë i suksesshëm. Këngët e tij kanë bërë gjithmonë shumë bujë. Unë e quaj si këngëtarin që këndon më bukur dashurisë. Jam fansja e tij e parë, ose sit ë them, ai është shoku i parë për mua, apo është dashuria ime e parë”,-ishin fjalët e moderatores, për prezantimin e Stines në studio.

Ajo na la pa fjalë për lirshëmërinë në marrëdhënie me Stinen. Në një bisedë krejt të çiltër, Roza dhe Stine kujtuan kohët kur ishin bashkë dhe madje folën për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshorten e Stines, Gracielën. Moderatorja paska pasur të ftuar në studio partneren e Stines, Gracielën dhe ajo e pyet këngëtarin se si u ndje kur i pa bashkë.

“Ju ndoqa, ju ndoqa, mirë lezetshëm, domethënë në emision kishit goxha komunikim të mirë, më pëlqeu kjo gjë. Më pëlqeu që u pashë në paqe, sepse gjithmonë ka pas problem midis teje dhe asaj”,-ka thënë Stine në emision.

Më pas Roza Lati i bëri dhe pyetjen se që kur këngëtari ka ndaluar së bëri këngë për të. Në kohët kur Stine ishte në lidhje me moderatoren, këngët e dashurisë që ai kompozonte ishin një dedikim për Roza Latin.

Stine e kaloi këtë pyetje me humor, duke treguar që tashmë këngët e dashurisë, nuk kanë sukses në treg.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fton në studio lidhje dashurie roza lati stine fton në studio lidhje dashurie roza lati stine

Sondazh

Poll