Art&Argëtim

Darka e famshme Rama-Meta në Gjirin e Lalzit, si e pagëzoi Berisha me emrin “Darka e Ngjalave”

1 Prill 2019, 08:39 Nga DOSJA
Darka e famshme Rama-Meta në Gjirin e Lalzit, si e pagëzoi Berisha me

Sot shënon data 1 prill 2019, dhe bëhen plot 6 vite që nga momenti kur kryesocialisti Edi Rama dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, darkuan në Gjirin e Lalëzit dhe arritën marrëveshjen për një koalicion PS-LSI.

Meta, i cili kishte qenë për 4 vite pjesë e qeverisë Berisha, u largua nga posti i ministrit të Ekonomisë në Janar të 2011-ës, pas protestave të dhunshme në bulevard ku humbën jetën 4 protestues.

Nga ajo darkë nuk ka asnjë foto arkivë që të jetë bërë publike. Asokohe u raportua se kumbari i marrëveshjes ishte Nar Koka, vëllai i deputetit të LSI, Lefter Koka.

Kryeministri Sali Berisha në atë kohë e pagëzoi darkën me emrin “Darka e Ngjalave”, por siç sqaroi Meta vite më vonë, në këtë darkë u konsumua vetëm peshk.

Sot, 6 vite më vonë situata është krejt ndryshe. Berisha është larguar nga pushteti, e me djegien e mandateve të opozitës nuk është më as deputet, ndërsa Meta ka marrë drejtimin e shtetit si president. Kryesocialisti Edi Rama është kryeministër, ndërkohë që marrëdhëniet me Metën herë janë të tensionuara, dhe herë ‘zbuten’ si me magji.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur darka e ngjalave edi rama ilir meta sali berisha darka e ngjalave edi rama ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll