Art&Argëtim

“Sa herë në muaj bën seks me Shakirën?”, Pique i ashpër në përgjigjen e tij

1 Prill 2019, 07:48 Nga DOSJA
“Sa herë në muaj bën seks me Shakirën?”, Pique i

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është ngacmuar  së fundmi nga gazetarët për lidhjen e tij intime me këngëtaren Shakira.

Fillimisht ai u pyet për derbin e kësaj jave, pra përballjen e skuadrave të Barcelonës dhe Espanyolit.  “Në llogarinë time bankare, ka më shumë para sesa bilanci vjetor i skuadrës së Espanyolit. Pra më shumë se 57 milionë euro”, tha Pique, duke ironizuar skuadrën tjetër.

Më pas mbrojtësi i Barçës u ngacmua për marrëdhëniet intime me bashkëshorten e tij duke u pyetur se sa herë bën seks në muaj.

“Sa herë seks kam bërë këtë muaj? Vlejnë edhe ato në “Santiago Bernabeu?”, u përgjigj me ironi Pique, duke risjellë në kujtesë dy fitoret radhazi të Barçës ndaj realit, në Kupën e Mbretit dhe në kampionat.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gerard pique këngëtarja shakira mbrojtësi i barcelonës gerard pique këngëtarja shakira mbrojtësi i barcelonës

Sondazh

Poll