Politike

Heqja e targave diplomatike 41 konsujve të nderit/ Shehu: ‘Pazari’, i rënë poshtë, merren me ‘gjethet’ e problemit

1 Prill 2019, 10:19 Nga DOSJA
Heqja e targave diplomatike 41 konsujve të nderit/ Shehu:

TIRANË– Ish-ministri i jashtëm dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ku deklaroi se do të hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në vendin tonë.

Në një postim në ‘Facebook”, Shehu  e cilëson gjithë njoftimin si shumë ulje për diplomacinë shqiptare, teksa shton se ministria e Jashtme në vend që të merret me rrënjë, po merret me ‘gjethet’ e problemit.

Postimi i plotë:

Sa poshte i ka rene “pazari” Diplomacise Shqiptare!
Degjova Zv.Ministrin e Jashtem, qe deklaronte ne media, ai vete, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve te Nderit ne Shqiperi.
Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacise sone, shkaku i humbjes se rolit tone paresor ne Rajon, i ndryshimeve te linjave tona strategjike, i dobesimit te bashkepunimit me partneret tane kryesore, apo i bllokimit te procesit tone te integrimit prej disa vitesh!?
Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore.
Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare.
Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane “atrofizuar” kaq shume, sa aty merren vetem me tilla “ceshtje” perfshi dhe “reformen” e madhe te “spastrimit” nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e “luftes brenda llojit”.
Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te “rrenjet” e problemeve, ne vend qe te merret me “gjethet”, apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera.

Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka deklaruar se të paktën 38 ‘Konsuj Nderi  të Shqipërisë’,  lëvizin me makina me targa diplomatike dhe sipas tij këto janë privilegje të pajustifikuara.(Lexo këtu) akaj u shpreh se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj konsujve iu hiqen targat diplomatike tritan shehu gent cakaj konsujve iu hiqen targat diplomatike tritan shehu

Sondazh

Poll