Politike

U emërua prefekt, kush është Valdrin Pjetri kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës

1 Prill 2019, 10:07 Nga DOSJA
U emërua prefekt, kush është Valdrin Pjetri kandidati i

SHKODËR– Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj prezantoi prefektin e ri të qytetit verior, Valdrin Pjetrin.

Po edhe pse u emërua prefekt, burime për Dosja.al bëjnë me dije Pjetri do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në qershor.

Ende nuk dihet se ndaj kujt do të duhet që të garojë Pjetri nga radhët e PD-së për të marrë Bashkinë e qytetit. 

Po kush është Valdrin Pjetri?

Valdrin Pjetri u lind në Shkodër me 18.09.1982. Pjetri që prej vitit 2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas nga viti 2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga posti i drejtorit në vitin 2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes. Dhe që prej janarit 2018 mbante postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Një situtatë e ngjashme emërimi nga PS-ja ka ndodhur edhe në Elbasan, ku prefekti i sapoemëruar Gentjan Llatja u zyrtarizua si kandidat gjatë Kongresit të socialistëve që u zhvillua në Tiranë më 23 mars. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pjetri per shkodren shkoder valdrin pjetri zgjedhjet lokale 2019 pjetri per shkodren shkoder valdrin pjetri zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...