Politike

Deklarata e Ramës në Kavajë/ PD: Bëju thirrje prokurorëve të kalojnë nga Durrësi i Gjushit

31 Mars 2019, 15:54 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës në Kavajë/ PD: Bëju thirrje

GOLEM- Gjatë vizitës së tij të sotme në Golem, kryeministri Edi Rama sulmoi edhe kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar se lejon ndërtimin e pallateve në rërë.

Lidhur me deklaratat e Ramës ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Në një postim në “Facebook”, Bardhi i drejtohet Ramës, duke i thënë se duhet t’iu bëjë thirrje prokurorve të kalojnë nga Durresi i Gjushit, pastaj nga kullat e parave të pista në Tiranë dhe Elbasan.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi kavaje edi rama gazmend bardhi kavaje

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...