Politike

Ish-ministri: Fshati po thahet për ujë, sistemet e vaditjes ua kanë kaluar bashkive

1 Prill 2019, 07:30 Nga DOSJA
Ish-ministri: Fshati po thahet për ujë, sistemet e vaditjes ua

Tiranë- Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar së fundmi se bujqësia dhe fshati po thahen pasi sipas tij ka mungesë uji.

“Po thahen jo vetëm nga mos financimi, por nga mungesa e ujit dhe nga mos vaditja! Sepse kanalet që shpien ujin në parcelat e fermerëve, ju hoqën sistemit të vaditjes dhe kullimit të Bujqësisë në qender dhe ju kaluan bashkive. Bashke me to “firuan” edhe paratë bashke me dhjetra eskavatore për kanalet, argjinaturat, digat!”, shprehet Panariti.

Reagimi: 

Bujqesia dhe fshati po thahen! Po thahen jo vetëm nga mos financimi, por nga mungesa e ujit dhe nga mos vaditja! Sepse kanalet që shpien ujin në parcelat e fermerëve, ju hoqen sistemit te vaditjes dhe kullimit të Bujqësisë në qender dhe ju kaluan bashkive. Bashke me to “firuan” edhe parate bashke me dhjetra eskavatore per kanalet, argjinaturat, digat ! Këto para dhe mjete, kryetari i Bashkise tani i perdor për pedonalet, i harxhon për trotuaret e qyteteve, aty ku korr vota dhe para! Nuk e gjen gjekundi këtë model! Model i kundershtuar fort edhe nga nderkombetaret qe na perkrahen në krijimin e nje sistemi unik dhe integral.

Imagjinoni, Bujqesine e Myzeqese dhe te fushes së Korçës, tashmë vetem në duart e kryetareve të Bashkive, të cilët as që merakosen se nuk shkon uji në parcelat e Libofshes, Dushkut, Grabianit apo të Drithasit dhe Dvoranit! Mendja e tyre nuk ka aq rreze të larget veprimi, por eshte e shkurter dhe driteshkurter. Mendje e betonizuar te qendrat e qyteteve. Ndersa fshati po thahet nga uji dhe banorët e tij.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmon panariti fshati po thahet për ujë vaditja e pacelave në fshat edmon panariti fshati po thahet për ujë vaditja e pacelave në fshat

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...