Politike

PS kërkon shtyrjen e afatit për Reformën Zgjedhore, Rama: Opozita do hyjë në zgjedhje, ose do digjet!

1 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
PS kërkon shtyrjen e afatit për Reformën Zgjedhore, Rama: Opozita

TIRANË- Socialistët kanë mbledhur grupin ditën e sotme, ku janë shpërndarë disa nga porositë e fundit për seancën plenare që pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, ora 10:00.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kryeministri Edi Rama u ka thënë deputetëve të vijojnë punën për organizimin e zgjedhjeve lokale 2019, pasi sipas tij opozita do të hyjë në këto zgjedhje.

“Opozita nuk ka çfarë bën dhe do hyjë në zgjedhjet vendore ose do digjet politikisht.”-është shprehur Rama.

Gjithashtu, në mbledhje është vendosur që Partia Socialiste të kërkojë zgjatje të afatit për punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në krye të këtij komisioni është propozuar ish-ministri Damian Gjiknuri, ndërkohë që është larguar kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Po ashtu, PS do të thërrasë në këtë Komision deputetët e rinj të opozitës që të zenë vendet bosh të deputetëve opozitarë që dogjën mandatet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019 edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...