Bota

Tragjike në Ukrainë/ Edukatorja bën veprimin e tmerrshëm, vret me jastëk vajzën 1-vjeçare

5 Qershor 2020, 17:38 Nga DOSJA
Tragjike në Ukrainë/ Edukatorja bën veprimin e tmerrshëm,

UKRAINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë në moshën 1-vjeçare.

Mediat e huaja,  kanë bërë me dije  se ngjarja ka ndodhur në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, sakaq policia ka arrestuar edukatoren emri i së cilës është Irina Sukhanova, 51 vjeç.

Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë kapur momentin kur edukatorja i ka vendosur jastëkun në fytyrë të miturës, para se ta vinte në gjumë. Ndërkohë mësohet se vogëlushja është mbytur nga të vjellat e saj. Ndërsa edukatorja është përpjekur që ta mbulojë krimit duke fshirë disa nga pamjet e kamerave por që për fatin e saj të keq nuk kishte ndodhur ashtu.

Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irina sukhanova irina sukhanova

Sondazh

Poll