Aktualitet

Zbulohet dokumenti, emri i Ilir Kullës në dokumentin e Gjykatës së Romës

5 Qershor 2020, 17:24 Nga DOSJA
Zbulohet dokumenti, emri i Ilir Kullës në dokumentin e Gjykatës

TIRANË– Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, publikoi sot një lajm ku shkruante se skandali i konteinerëve me mbetje që flitej se do vinin në Shqipëri ka qenë një lajm i rremë. Ata kanë publikuar sot të anti-mafias italiane ku del dhe emri i Këshilltarit të Ilir Metës, Ilir Kulla. 

Vetë Kulla reagoi dhe tha se është gjithçka një shpifje dhe ai nuk është i përfshirë fare në këtë çështje.  Gazeta “TemA” ka publikuar sot dhe vendimin e tribunalit të Romës ku veç të tjerash përmendet edhe emri i Kullës si një nga personat kyç të implikuar në këtë çështje.

Siç shihet dhe në dokumentin më poshtë, emri i Kullës është pjesë e dosjes hetimore të publikuar nga Gjykata e Romës. 

Ky dokument publikohet pas një shkrimi të publikuar sot në mediat italiane, ku thuhet se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se  1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur, ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir kulla konteineret me mbetje sergio de gregorio ilir kulla konteineret me mbetje sergio de gregorio

Sondazh

Poll