Art&Argëtim

Bie poshtë studimi i ‘Lancet’ për ilaçin kundër malaries/ OBSH urdhër urgjent shkencëtareve: Të nisin testimet klinik

5 Qershor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Bie poshtë studimi i ‘Lancet’ për ilaçin

Organizata Botërore e Shëndetit do të rishikojë studimet klinike në lidhje me ilaçin kundër malarisë pasi pretendohet se mund të trajtojë Covid-19.  Kohët e fundit, revista prestigjoze “Lancet’ publikoi një artikull ku thuhej  se   pacientët me Covid që morën hidroksiklorinë ka pasur një rrittje  në rrahjet e zemrës dhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë.

Artikulli thoshte  se hidroksilkroina kishte marrë shumë jetë njerëzish dhe pas përdorimit të tij është vënë re një  shkallë më e  lartë e problemeve të zemrës në pacientët Covid-19 në spitalet në të gjithë botën, dhe në bazë të këtij astikulli OBSH dha urdhër që ai të mos përdorej më asnjë spital.

Mirëpo mesa duket OBSH është tërhequr pasi drejtori  përgjithshëm i organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dhënë urdhër që të rifillojnë  testimet  klinike mbi ilaçin e përdorur kundër malarias e për të cilin shkencëtarët shpresojnë se mund të trajtojë Covid-19.

“The Guardian” nisi vetë një hetim, gjatë të cilit u vunë re mospërputhje të mëdha të dhënash. Gazeta prestigjioze britanike ngriti pyetjen sesi i mblodhi studimi të dhënat e 96,000 pacientëve në qindra spitale, në një kohë kur spitalet kryesore mohojnë të jenë lidhur me database-n e menaxhuar nga një kompani e quajtur Surgisphere, shefi ekzektutiv i të cilës, Dr Sapan Desai, rastis të jetë gjithashtu bashkëautor i “The Lancet”.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit theksoi se ende nuk ka prova se hidroksilkroina, ose ndonjë ilaç, është efektiv në trajtimin ose parandalimin e Covid-19. Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë theksuar vazhdimisht nevojën për studime të forta para se të merren vendime për trajtimin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi en bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi en bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll