Art&Argëtim

Vdes në moshën 65-vjeçare kompozitori i njohur dibran, Përparim Tomçini

5 Qershor 2020, 14:40 Nga DOSJA
Vdes në moshën 65-vjeçare kompozitori i njohur dibran,

TIRANË– Ditën e sotme artisti i talentuar Përparim Tomçini është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Tomçini ka lindur në Peshkopi në vitin 1955. Ai është i njohur për krijimtarinë e tij të suksesshme muzikore dhe për autorësinë e mbi 400 kompozimeve e përpunimeve të këngëve e melodive.

Artisti ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera, gjatë viteve 1975-1979.

Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës (Qendrën Kulturore) “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në bashkinë e Kamzës.

Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student. Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, me të cilën mori çmimin e dytë edhe në Koncertet e Majit të atij viti, ndërsa në vitin 1984, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”.

Ai është shpallur nga Bashkia e Dibrës “Nderi i Kulturës Dibrane”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi është dekoruar me motivacionin: Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture përparim tomçini përparim tomçini

Sondazh

Poll