Art&Argëtim

Martesa e tyre në krizë! Kim Kardashian dhe Kanye West GRINDEN gjatë karantinës, jetojnë së bashku por mezi shihen gjatë

4 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Martesa e tyre në krizë! Kim Kardashian dhe Kanye West GRINDEN

AMERIKE– Gjërat nuk janë si më parë mes Kim dhe Kanye West pasi duket se çifti është zënë shumë gjatë kohës së karantinës.

U tha javë më parë se mes tyre kishte krisje mirëpo nuk ka pasur asnjë përmirësim në martesën e tyre.

Ndërkohë që jetojnë në një shtëpi, thuhet se secili është duke u marrë me punët e tyre, nuk shoqërohen më së bashku dhe se mezi shihen gjatë ditës.

Kim po punon duke mos u ndalur gjithë ditën dhe po bën gjërat e saj, ndërsa Kanye është duke kaluar një kohë më të vështirë sepse ai nuk ka një rutinë kaq aktive sa Kim”, është shprehur një burim për revistën “Cosmopolitan”.

Burimi gjithashtu shton se çifti po “po përpiqet që të bëjë më të mirën për marrëdhënien e tyre”.

Ndoshta kur pandemia të ketë mbaruar e gjithë situata do të shkojë në normalitet dhe kjo gjë gjë do mbetet në të shkuarën. Gjithsesi deri më tani nuk është përfolur për divorc, na mbetet të presim…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west karantine kim kardashian kanye west karantine kim kardashian

Sondazh

Poll