Art&Argëtim

U shfaq si modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon pagesën qesharake që mori: Jam paguar vetëm 2 mijë lekë

4 Qershor 2020, 19:42 Nga DOSJA
U shfaq si modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon pagesën

TIRANE– Ditën e sotme në emisionin “Mes Yjesh”, ka qënë e ftuar gazetarja Genta Hodo e cila ka treguar eksperiencat që ka kaluar në fushën e medias si edhe ka zbuluar punët e para që ka kryer.

Para se të punonte në media ajo ka zbuluar se ka punuar fillimisht si banakiare, kamariere apo baby siter, madje tregoi se ka qenë edhe modele tek klipi i Nora Istrefit, kënga “Sa t’kom dasht”. Genta shtoi se Nora nuk është në dijeni të pagesës që ajo ka marrë, shifra e të cilës shkon në 2 mijë lekë.

Kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë“, u shpreh Genta Hodo.

MINUTA 14:00

Arsyeja se përse ajo zgjodhi të merrte pjesë ishte pasi nuk kishte ndonjë gjë më të mirë për të bërë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gazetare genta hodo nora istrefi pagese gazetare genta hodo nora istrefi pagese

Sondazh

Poll