Art&Argëtim

Melania sërish nuk bindet/ Urdhërohet të buzëqeshë, zonja e parë e Amerikës ‘injoron’ fjalën e Donald Trump, ja reag

4 Qershor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Melania sërish nuk bindet/ Urdhërohet të buzëqeshë,

WASHINGTON- Melania Trump nuk ndryshoi shprehjen e fytyrës kur presidenti Donald Trump i kërkoi të buzëqeshte për fotot gjatë vizitës se tyre në një tempull katolik në Washington.
“Mund të buzëqeshësh të lutem?”- ishte kërkesa që Donald i bëri me gjysëm zëri të shoqes së tij teksa duhet të bënin foto, mirëpo kjo e fundit teksa qëndronte e ngrirë dha një buzëqeshje fallco dhe të shpejtë.

Ky moment sigurisht që nuk mund të mos kalonte pa vëmendje, videoja u filmua dhe është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në Twitter ajo ka arritur shifrën e gati 20 milionë shikimeve dhe e 16 mijë komenteve.

Kujtojmë se në rrjet ka pasur teori të shumta se mos Melania Trump nuk është ajo që shfaqet në krah të Donald për shkak të pamjes së saj të ngrirë si edhe syzeve që i vendos në shumicën e rasteve.

Komentuesit mendojnë se mund të jetë një klonim, robot ose ka nga ata që shprehen se mund të jetë një grua e ngjashme me Melanian.

Nuk është hera e parë që çifti kalon te tilla skena para kamerave, pasi dhe në të kaluarën janë evidentuar episode të tilla.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz donald trump melania trump video donald trump melania trump video

Sondazh

Poll