Bota

5 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA

MEKSIKË- Një 30-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën ditën e sotme pasi është dhunuar në mënyrë barbare nga oficerët e policisë, pasi ai nuk kishte vendosur maskën për parandalimin e koronavirusit. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e cila ishte kapur nga kalimtarët gjatë momentit që ata po sulmonin burrin i cili është identifikuar si Xhovani Lopez.

Ndërkohë gjatë këtij momenti dëgjohet dhe shihet se shume qytetarë kanë ofenduar policinë madje disa prej tyre edhe janë përleshur, ku policia edhe ndaj tyre ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

COPS MURDERED GIOVANNI

Giovanni López, 30yo day laborer arrested for not wearing a mask, criminalised by cops and brutally beaten to death bc he belongs to the Mexican racialized underclass.

ACAB EVERYWHERE

https://t.co/ifIhGkqFhm#JusticiaParaGiovanni#JusticeForGiovanni pic.twitter.com/Qv617s5gWB

— Sergio Beltrán-García (@ssbeltran) June 4, 2020


Mirëpo kjo nuk ka mbaruar me kaq pasi pas vdekjes së tij Meksika është revoltuar dhe qyetetarët kanë mbushur sheshet duke protestuar kundër veprimit të tmerrshëm që bëri policia. Protestuesit janë përballur me autoritetet por kjo nuk i ka ndaluar ata që të djegin dhe të shkatërrojnë gjithçka që ju del përpara duke përfshirë edhe automjetet e policëve .

Një ngjarje e ngjashme ndodhi më datë 25 maj në Amerikë ku polici vrau në mënyrë çnjerëzore një burrë me ngjyrë ngjarja e cila që prej 10 ditësh ka alarmuar Amerikë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meksike xhovani lopez. meksike xhovani lopez.

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2020, 09:34

SHBA– Protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga polici vijojnë prej më sh...