Bota

5 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA

SHBA– Protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga polici vijojnë prej më shumë se një jave.

Ndërkohë mësohet se grupet e të drejtave civile në SHBA, kanë paditur Presidentin amerikan Donald Trump për urdhërin që ai ka dhënë për hedhjen e gazit lotsjellës kundër turmës.

Ndërkohë incidentet mes protestave të dhunshme vijojnë të shtohen ku së fundmi disa policë në Buffalo goditën një burrë 75-vjeçar, i cili humbi ekulibrin dhe u rrëzua në tokë e fatkeqësisht ai e përplasi kokën në beton.

 

 

 

Some cops in Buffalo shoved an elderly man, who lost his balance, and hit his head on the concrete … laying motionless and bleeding from his ear. The Buffalo Police Commissioner announced both officers in the incident have been suspended. Head to link in bio for more. Video captured by WBFO’s Mike Desmond. #buffalo #georgefloyd #blacklivesmatter #tmz #protest

A post shared by TMZ (@tmz_tv) on

Lidhur me këtë rast të rëndë, video e cila është bërë virale në rrjet, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Buffalo, Byron Brown i cili u shpreh se ishte  tmerrësisht i mërzitur nga kjo ngjarje. Ndërsa guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo është shprehur se incidenti ishte “tërësisht i pajustifikuar dhe i turpshëm”.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se 75-vjeçari  ka arritur t’i mbijetojë icidentit, por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në videon e publikuar shihet se policët ngrenë zërin para tij dhe e shtyjnë, ndërsa në momentin kur ai bie në tokë shihet që nga koka i rrjedh gjak.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo new york protestat ne shba vrasja e george floyd andrew cuomo new york protestat ne shba vrasja e george floyd

Sondazh

Poll