Bota

Enigma në historinë  e vogëlushes britanike/ Kosovarja ishte e dashura e gjermanit të dyshuar për rrëmbimin, i vetmi pers

5 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Enigma në historinë  e vogëlushes britanike/ Kosovarja ishte

BRITANI  E MADHE– Ditën  e djeshme policia britanike në bashkëpunim me policinë gjermane dhe atë portugeze, publikuan një foto të një shtetasi gjerman, si i dyshuari kryesor për zhdukjen e vajzës britanike, Madeleine McCann, 13 vjet më parë.

Ndërkohë Dailymail ka shkruar se policia po kërkon ende prova se ai e ka rrëmbyer vajzën e vogël. Tashmë policia ka nisur kërkimin për ish-të dashurën e pedofilit Christian Brueckner, e cila sipas mediave britanike mësohet se është shtetase kosovare, ku asokohe kohë ka qenë  minorene.

Dailymail shkruan se kosovarja mendohet se ka qëndruar me të dyshuarin Brueckner në një shtëpi pranë vendit ku u zhduk vogëlushja britanike në Portugali, më 3 maj të 2007.

Ndërsa Brueckner sot është në burg për përdhunimin e një gruaje të moshuar, e nga ana tjetër prokurorët gjermanë që kanë ndjekur këtë çështje ka thënë se dyshohet që vogëlushja Maddie nuk është gjallë.

Sikurse kanë raportuar edhe autoritetet, i dyshuari Christian Brueckner  i ka treguar një miku të tij për rrëmbimin e Maddie teksa po pinin. Pasi në 10-vjetorin e zhdukjes së vajzës në një Televizion u shfaq fytyra e saj që linte të dyshohej se ka vdeku, e nga ana tjetër Brueckner i tregoi mikut të tij edhe një video teksa përdhunonte një grua.

Ky shtetas gjerman që dyshohet se ka  rrëmbyer vajzën britanike është në burg pasi mbi  të rëndojnë rreth 17 dënime për abuzime seksuale me vajza të mitura. E në një dëshmi të komshiut të tij u tha se ai zgjidhte gjithmonë vajzat minorene dhe abuzonte seksualisht me to.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian brueckner kosovarja ne ceshtjen e mccann madeleine mccann christian brueckner kosovarja ne ceshtjen e mccann madeleine mccann

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2020, 09:34

SHBA– Protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga polici vijojnë prej më sh...