Bota

Rriten ndjeshëm rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 177 të infektuar dhe 2 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

5 Qershor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Rriten ndjeshëm rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 177

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut vijon ende të përballet me shifra të larta të të infektuarëve dhe viktimave si shkak i Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën  177 të infektuar dhe 2 viktima.

Për shkak se shifrat ditore janë rritur ndjeshëm javën e fundit, Qeveria maqedonase ka ndërmarrë sërish vendimin për karantinën me detyrim, si edhe ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 2.787 ndërsa të vdekur numërohen në total  149 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Harta e rasteve të reja dhe viktimave për 24 orët e fundit, është zgjeruar në 105 raste në Shkup, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë rregjistruar 8 pacientë të shëruar, mes tyre 3 janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2020, 09:34

SHBA– Protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga polici vijojnë prej më sh...