Bota

Shifra tragjike në Brazil/ Vdesin 1.471 njerëz brenda 24 orëve, shkon mbi 34 mijë numri i viktimave

5 Qershor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Shifra tragjike në Brazil/ Vdesin 1.471 njerëz brenda 24 orëve,

BRAZIL– Në një kohë që shumë shtete po rihapen dhe po lehtësojnë  masat e Covid-19, në Brazil bilanci vijon të mbetet ende i lartë.  Aq sa me rritjen ditore është parë që Brazili, ka tejkaluar edhe numrin e viktimave që janë shënuar në  Itali, nga koronavirusi.

Mësohet se në  24 orët e fundit janë rregjistruar të paktën  1.473 viktima në Brazil si shkak i Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të  vdekurëve mbi 34,039. Ndërsa një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i persona të infektuar, ku deri më tani numërohen të  615,870 pacientë me Covid-19.

Në bazë të shifrave të publikuara nga faqja “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, raportohet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i dyti në botë pas SHBA-së për numrin e pacientëve të infektuar.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll