“Na kanë kërcënuar me armë, edhe ujin na i morën/ Banorët e Labinotit në Elbasan në protestë për fabrikën e peshkut
5 Qershor 2020, 10:06Nga DOSJA
Elbasan- Ditën e sotme janë ngritur në protestë banorët e njësisë Administrative në Labinot-Fushë në Elbasan për ndotjet që shkon fabrika e peshkut, Rozafa. Ata shprehen se kanë marrë edhe kërcënime nga pronarët e kësaj fabrike, të cilët sipas tyre u kanë marrë ujin dhe u kanë zaptuar tokat e fshatit. Banorët kanë theksuar se problem tjetër është edhe ndotja e ambientit nga mbetjet e fabrikës. Ata shprehen se nuk hapin dot dritaret e shtëpive, pasi vjen erë e keqe.
“Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në polici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare. Kur ne ishim të izoluar në shtëpi kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte policia, më në fund erdhi një patrull dhe ajo u largua. Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë. Mirë kjo por nuk po marrim as pronat. Ka patur rast që na kanë kërcënuar, rasti më i freskët është pak ditë më parë na kanë nxjerr armën, nuk e njohim personin që na ka kërcënuar, janë makinat e firmës. Mbetjet i kemi para shtëpisë, nuk hapim dot dritaren sepse vjen erë e keqe. Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambietin, mos të na marrin ujin, na kanë marrë ujin.” u shpreh një nga banorët për Fax News.
Banorët theksojnë se nëse nuk do ketë një zgjidhje për këtë situatë, nuk do i ndalin protestat e tyre. Ata deklarojnë se do të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Zbardhen përgjimet e plota të rrjetit të operacionit në Zhur të Rrogozhinës, ku u arrestuan 7 persona, mes tyre 5 punonjëse seksi. Kanë qenë përgjimet e...
KRUJË– Banorët e zonës së Krujës në fshatin “Gramëz”, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bardhi, Gramoz dhe Xhontil. Të trembur nga ngjarja, përballë kamerave, ...
Tiranë- Shtyhet për të 10-ën herë seanca gjyqësore ndaj Arbër Çekajt, Donaldo Lushajnt dhe Armando Pezakut. Shkak i shtyrjes së seancës së sotme është bë...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën tre subjekteve të radhës, në Lezhë e në Kurbin. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Gëzim Çelë...
ELBASAN– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shkuarën e 33-vjeçarit Ervis Daka, për të cilin renea organizoi një operacion dhe zbarkoi në orët e ...
SHBA– Një artikull në gazetën “New York Daily News” shkruante sot se një emigrant nga Shqipëria, me emrin Dzenan Camovic, ishte autori i një sulmi me thikë ndaj...
TIRANË– Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Ministri i Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, përmes një postimi në rrjetin social në Faceboo...
Shqipëri- 15 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë testuar 162 persona, por pozitivë k...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Ervis Dakës, dhe nga armët që iu sekuestruan 33-vjeçarit. Sipas njoftimit zy...