Aktualitet

“Të dhemb zemra kur sëmuret, jo më kur vdes”, banorët tregojnë me dhimbje humbjen e vëllezërve Bardhi: Këtu është

5 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA
“Të dhemb zemra kur sëmuret, jo më kur vdes”,

KRUJË– Banorët e zonës së Krujës në fshatin “Gramëz”, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bardhi, Gramoz dhe Xhontil. Të trembur nga ngjarja, përballë kamerave, qytetarët shprehen se viktimat nuk ishin djem të këqinj dhe se u ka ardhur shumë keq për këtë krim të rëndë.

“Ata çunat nuk kanë qenë të këqinj. Dukeshin djem shumë të mirë, po të rinj janë dhe nuk e di se si mund të ketë rrjedhur ngjarja. Me personin tjetër nuk kam njohje nuk e di fare se kush është, por për këta të vjen kèq, të vjen keq po të vriten dy pula, jo dy djem, dy djem të rinj…Të parët thoshnin se po të kryeje një vrasje duheshin ’12 penë buaj’, nuk duheshin buaj vërtetë por ishte thjesht idea për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryejë një vrasje dhe duhet të ketë shume logjike para se të veprojë, por pune të rinjsh. Për ngjarjen nuk di asgjë madje jam habitur kur më morën në telefon e më thanë se çfarë kishte ndodhur, nuk kemi pasur vrásje të tjera në fshat,”- thotë njëri prej tyre për Dosja.al

Është një ngjarje shumë e shëmtuar nuk di çfarë të them, për këtë duhet të marrë masa qeveria, dhe masa të rënda se nesër ndodh tjetra, ç’është kjo qeveri kështu qeveria duhet të marrë masa serioze, këtu është bërë një masakër, i kanë vrarë dy fëmijë, dy djem. Nuk di çtë them me shumë, i bëj thirrje qeverisë që të vihen frenat nuk mund të ketë para ligjit, këtë e kam shok e këtë e kam dajë, ligji është për të gjithë e ligji duhet te jetë i drejtë,”- shprehet një tjetër prej banorëve.

Dy viktimat i kam njohur për djem të mirë, qoftë i pari 35-vjeçari, burrë i martuar me fëmijë, në punën e tij, ai tjetri ka qenë në shkollë. Njerëz të qetë. Për mua nuk kanë paraqitur asnjëherë problem. Për sherrin nuk e di, vetëm kur e mora vesh kur u vranë. Unë punoj në mjekësi, dhe vetëm kur më lajmëruan se ka ndodhur kjo gjë, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në shtëpi. Shkakun nuk e di. Jemi të tronditur, është ngjarje e rëndë, të ikin dy pjesëtarë të një familje. Kur të sëmuret fëmija një natë të dhemb zemra, jo të ikë fëmija,”– thotë një tjetër banor për Report TV.

Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes së kaluar në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit, ndërkohë që është sekuestrohet makina e tij luksoze.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshati gramez gramoz bardhi kruje xhontil bardhi fshati gramez gramoz bardhi kruje xhontil bardhi

Sondazh

Poll